Sign in / Join

Raportimi objektiv është bazë për gazetarët qytetarë

Në prag të trajnimit për gazetarë qytetarë, të cilin CIVIL - Qendra për Liri e organizon të shtunën më 11 qershor, CIVIL Media bisedoi me Tanja Kangallovën nga Shtipi, e cila është një nga gazetaret qytetare që u shpërblye për foto dhe video përmbajtjet e saja.

12711308_905537426231394_3276497972750980713_o-copy-500x333

Tanja Kangallova në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetari qytetare

Kangallova ishte fituese e çmimit të dytë (kupon me vlerë prej 80 dollarëve) në ciklin e parë të garës për video materialin "Nuk kam besim në askënd".
"Për mua si studente e gazetarisë ka qenë sfidë dhe përvojë e madhe të jem pjesë e këtij projekti, sepse themeli i gazetarisë është të raportohet objektivisht, ndërsa kjo ishte edhe leksioni të cilin e mësova në trajnimin e CIVIL-it", theksoi Kangallova.

CIVIL Media: Cili ishte motivi yt që të lajmërohesh në trajnimin "Bëhu gazetar qytetar" dhe të jesh pjesë në garë me video-storjen tënde?

Kangallova: Unë studioj gazetari, me vetë këtë fakt ky trajnim për mua ishte mundësi e mirë për të mësuar diçka të re, se si është të jesh gazetar qytetar dhe të raportohet objektivisht për tema të ndryshme në shoqëri.

CIVIL Media: Me çfarë vështirësish përballesh në terren si gazetar qytetar, vallë janë të hapur njerëzit që të bisedojnë dhe t’i ndajnë problemet e tyre?

Kangallova: Vështirësi vazhdimisht ka, sepse jetojmë në një shtet ku njerëzit i shmangen të folurit për problemet me të cilat luftojnë gjatë jetës. Kur unë isha në terren shumica nuk deshën të flasin para kamerës, që të mos jenë të pushuar nga puna etj.

CIVIL Media: Cili është mesazhi yt për ata që duan të jenë gazetarë qytetarë?

Kangallova: Të mos dorëzohen, sepse këmbëngulja është shumë e rëndësishme kur punon si gazetar qytetar.

CIVIL Media: Për çfarë e përdore kuponin me vlerë?

Kangallova: Me kuponin e qerasa vëllain tim me monitor të ri. Tani unë jam motra e mirë.

CIVIL – Qendra për Liri i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin për gazetare dhe gazetarë qytetarë, që do të mbahet të shtunën, 11 qershor, në hotelin “City Park”, duke filluar nga ora 10:30. Trajnimi është i karakterit të mbyllur dhe të gjithë qytetare(ë)t e paraqitur që do të mbarojnë trajnimin, do të fitojnë mundësi që me kontributet e tyre të marrin pjesë në konkursin për kontributet më të mira të gazetareve dhe gazetarëve qytetarë. Çmimet janë pesë kuponë me vlerë, ndërsa çmimi i parë është në kundërvlerë prej 110 dollarësh.

Për t’u qasur në FORMULARIN PËR PJESËMARRJE klikoni KËTU. Kontributet mund të dërgohen dhe në civil.macedonia@gmail.com, e në qoftë se materiali është shumë i madh, duhet të përdoren shërbime online për transfer, si WeTransfer.

Nën moton “Lufto kundër apatisë, afati skadon më 9 qershor!”, CIVIL u ofron mundësi  falas kandidatëve që të fitojnë njohuri teorike dhe praktike në lidhje me gazetarinë qytetare, video aktivizmin dhe shumë fusha të tjera interesante.

Afati për paraqitje skadon deri në fund të ditës së sotme.

Projekti është i përkrahur nga National Endowment for Democracy.