Lufto kundër apatisë, bëhu gazetar qytetar!

CIVIL - Qendra për Liri i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin për gazetare dhe gazetarë qytetarë, që do të mbahet të shtunën, 11 qershor, në hotelin “City Park”, duke filluar nga ora 10:30.

Të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 18, do të ndahen çmimet e CIVIL-it për gazetaret dhe gazetarët qytetarë në ciklin e katërt shpërblyes të konkursit “Bëhu gazetar qytetar”. Një nga çmimet do të jetë i rezervuar për video, foto apo audio materialet e pjesëmarrësve në trajnim, për aktivitetet e tyre dyorëshe në terren gjatë kësaj dite. Kontributet e tjera të dala prej trajnimit, nëse i plotësojnë kriteret, do të hyjnë në konkurrencë për çmimin dhënë në ciklin e ardhshëm shpërblyes.

Çmimet janë pesë kuponë me vlerë, ndërsa çmimi i parë është në kundërvlerë prej 110 dollarësh.

Nën moton "Lufto kundër apatisë, afati skadon më 9 qershor!", CIVIL u ofron mundësi  falas kandidatëve që të fitojnë njohuri teorike dhe praktike në lidhje me gazetarinë qytetare, video aktivizmin dhe shumë fusha të tjera interesante.

dsc_0243

Të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, të cilët dëshirojnë të sprovojnë talentin e tyre për gazetari dhe të japing kontribut, mund të aplikojnë deri më 9 qershor, në civil.macedonia@gmail.com, thjeshtë, me një letër motivimi me 420 karaktere (si tri tweets), emrin dhe mbiemrin e saktë, numrin e telefonit dhe lidhje deri te Facebook profili i kandidatit/es. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Fotografitë, regjistrimet dhe tekstet nuk duhet të jenë tejet profesionale, sepse kriteri vendimtar është informacioni, ndërsa mund t’u referohen llojeve të ndryshme të abuzimit të pushtetit, kërcënimeve, diskriminimit, korrupsionit, keqpërdorimit të resurseve publike dhe parregullsive tjera.

Është e detyrueshme që materialet e dërguara të shoqërohen me kontakt të autorit, përshkrimin e kohës, vendit, rrjedhës së ngjarjes dhe pjesëmarrësve në ngjarje. Autorët dhe personat e përfshirë në kontribute mund të mbeten anonim, varësisht prej marrëveshjes me ta.

Për t’iu qasur FORMULARIT PËR PJESËMARRJE, klikoni KËTU. Kontributet mund të dërgohen dhe Në civil.macedonia@gmail.com, e në qoftë se materiali është shumë i madh, duhet të përdoren shërbime online për transferim të të dhënave, si WeTransfer.

Projekti Objektivi Qytetar është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.