Sign in / Join

CIVIL: Për lirinë e shprehjes

CIVIL - Qendra për Liri do të mbajë ngjarjen multimediale "Për lirinë e shprehjes", të mërkurën, më 1 qershor, me fillim në ora 20, në rrugën Maqedonia te përmendorja e Nënë Terezës.

clp-skopje-event-poster-l-copy

Kjo ngjarje e CIVIL i është kushtuar lirisë së shprehjes, gazetarisë qytetare dhe aktivizmit. Në program është koncert i Amon Mra Band, DJ set i CIVIL kolektivit (Noise CIVIL Selector), vargje të lirisë (performancë poezie), si dhe video projeksione të kontributeve të gazetareve dhe gazetarëve qytetarë, të botuara në kuadër të projektit "Objektivi qytetar".

Me porosi për lirinë e shprehjes do të drejtohen disa përfaqësues të CIVIL-it dhe mysafirë të programit.

"Këputet ku është më së holli”, "Përse nuk ka CIVIL në Amerikë", "Revolucioni i larmë" janë vetëm disa nga titujt e video kontributeve të shkurta që janë përgatitur nga gazetaret dhe gazetarët qytetarë që raportojnë për Revolucionin e larmë, për shkeljet e të drejtave të njeriut, manipulimet me të drejtën e votimit dhe padrejtësitë shoqërore.